Doktorët e Universitetit Michigan kanë zbuluar se vitamina D, nëse merret për të paktën tri vite, mund t’u ndihmojë pacientëve me kancer të jetojnë më gjatë.

Zbulimet sugjerojnë se vitamina bart me vete përfitime të rëndësishme sesa vetëm që kontribuojnë për eshtra të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Në SHBA, kanceri është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjes, sipas Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Vitamina D ka efekt të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes mes atyre që janë të diagnostikuar me kancer, por faktikisht nuk ka treguar ndonjë dëshmi se mund të na ndihmoj ta parandalojmë kancerin”, ka treguar Tarek Haykal, udhëheqësi i këtij studimi.

Megjithëse këto zbulime premtojnë shumë, Haykal ka theksuar se sasia e saktë e vitaminës që duhet përdorur dhe se çfarë nivele nevojiten në gjak është ende e panjohur.

Ai gjithashtu ka thënë se është e paqartë se sa e rritë jetëgjatësinë vitamina D.

Këto hulumtime janë prezantuar në Shoqatën Amerikane të Onkologjisë Klinike, të cilët e kanë pasur takimin me 3 qershor të këtij viti.

Lexo po ashtu:  Çaj nga fletët e dafinës: Ndihmë e mirë dhe e papritur për shërimin e diabetit të tipit 2!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *