Në fillimet e nëntëqindës mbizotëronte besimi në të ardhmen, por tensionet e nëndheshëm prodhuan katastrofën

Europa e vitit 1914 u shndërrua shumë shpejt në legjendë, pasi më shumë se katër vite luftë kishin tronditur çdo aspekt të jetës së saj civile dhe morale. Po çfarë ishte ajo botë e luftës së parë, që më vonë u bë objekt i shumë rikthimesh nostalgjikë?

Realiteti i dimensioneve të saj materiale dhe morale ishte imponues. Pak vende europianë kishin në zotërim tre të katërtat e globit. Ushtritë dhe flotat e tyre ishin të frikshme dhe të fuqishme. Ekonomitë e vendeve më të zhvilluar ishin të tilla që nuk mund të kishin me kë të krahasoheshin, përvç se me SHBA. Londra dhe Parisi ishin kryeqytetet e financës botërore. Cilësia e jetës ishte superiore ndaj kontinenteve të tjerë. Kudo, ndonëse me ngadalësi, po afirmohej një regjim lirire.

Edhe më shumë mund të thuhet për kulturën, progresin shkencor dhe teknik, qendrat studimore. Atmosfera e përgjithshme ishte e frymëzuar nga një optimizëm i pakufishëm: ndoshta vetëm në kohën e Iluminizmit, në Shtatëqindën, fatet e njerëzimit ishin dukur po kaq “të mrekullueshëm dhe progresistë”. Kishte nga ata që, ashtu sikurse natyralisti i madh Ernst Haeckel (me romanin e shitur në 400 mijë kopje), mendonin se nga “shtatë enigmat e mëdha të botës” gjashtë ishin zgjidhur tashmë, kështu që mbetej vetëm njëra për t’u zgjidhur. Edhe lufta konsiderohej një mundësi e padyshimtë e historisë, por gjithësesi kishte lindur ndërkohë një lëvizje pacifiste me shtrirje shumë të gjerë (një prej çmimeve të parë Nobel u dha që në fillim për Paqen, dhe në vitin 1907 iu dha italianit Ernesto Moneta).

Lexo po ashtu:  Pse edhe në më të keqen e saj ‘foltorja’ e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës

Për të gjithë këto arsye, u fol për një Belle epoque, përpara tragjedisë së luftës. E megjithatë, në këtë botë sigurish dhe optimizmash, shumë shtytje dhe ngacmime eksplicitë dhe implicitë shfaqeshin të ndryshëm apo në kundërvënie mes tyre. Duke filluar që nga vetë pozicioni i Europës në botë. SHBA dhe Japonia ishin tashmë fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake të nivelit të lartë. Në zotërimet europianë kishin filluar lëvizjet politike dhe sociale për pavarësinë, që Europa i përballonte me vështirësi, pasi këto zhvilloheshin mbi ide tërësisht europiane.

Megjithatë, më të rëndë ishin problemet e brendshëm, si ai nacional dhe ai social. Megjithëse aspiratat nacionale ishin kënaqur tashmë në shumë vende, të shumtë ishin popujt për të cilët kjo nuk kishte ndodhur. Ndodhte kështu në Irlandë, mes çekëve dhe italianëve të Austro-Hungarisë, mes polakëve të Austrisë, Gjermanisë e mbi të gjitha Rusisë. Në ndonjë rast bëhej fjalë edhe për hakmarrje të hapura, si për shembull mes Francës dhe Gjermanisë për luftën e 1870-71, që kushtoi humbjen e Alsasës dhe Lorenës. Po kështu, kombet e Ballkanit ishin në një rrëmujë të paqeverisëshme. Mes viteve 1911 dhe 1913 kishin luftuar në luftëra të ndërlikuara me Turqinë dhe të gjithë ndiheshin të keqtrajtuar nga marrëveshjet e mëvonshme të paqes. Prandaj nuk ishte rastësi që pikërisht në Ballkan ndodhi atentati që shkaktoi luftën e madhe.

Vetëdija e këtyre tensioneve themelorë nxiste një garë konstante për armatim në të gjithë fuqitë e mëdha dhe të vogla, si për shembull mes Gjermanisë dhe Anglisë në dete. Të forta ishin edhe rivalitetet për kolonitë. Vetëm në fund u shmangën konflikte mes Francës dhe Anglisë në 1898 dhe mes Gjermanisë dhe Francës në 1907. Por militarizmi dhe luftëdashja ishin më të fortë se sa pacifizmi, dhe mund të mbështeteshin në krenaritë dhe interesat kombëtarë me rrënjë të thella. Kundër rrezikut të luftërave në kushte disavantazhi, dhe për shkak të shqetësimeve të ekuilibrit dhe maturisë politike, kishin lindur dy sisteme aleancash: treshja Gjermani, Itali dhe Austro-Hungari dhe dyshja Francë-Rusi. Në momentin e të vërtetës u pa që ishin zinxhirë kushtëzues që e bënin luftën edhe më të pashmangshme, dhe të tillë që të tërhiqnin në konflikt edhe Anglinë, e vetmja fuqi e madhe europiane që nuk ishte pjesë e asnjë aleance.

Lexo po ashtu:  “Liria ka emën” vetëm kur Ju i leni interesat e lakmia e vetme bahet atdheu!

Për çështjen sociale, problemet ishine dhe më të mëdhenj. Revolucioni industrial ishte në kulmin e tij në shumë vende, apo vetëm në fillime në disa të tjerë, por të gjithë i vuanin pasojat globale. Po lindte ndërkohë një emigracion i madh sidomos drejt Amerikave. Punëtorë dhe fshatarë ishin në lëvizje të vazhdueshme. Edhe për shkak të ndikimit të ideologjive marksiste, ata ushqenin pakënaqësira dhe dëshira për përmbysje që e bënin luftën e klasave një element të fortë të panoramës sociale, që justifikohej prej kushteve të jetesës së masave, pavarësisht përparimeve të bërë mbi të gjitha tek vendet e përparuar.

Vetëm në këta vende kishin lindur më pas forma të largpamësisë sociale, ndërkohë që greva dhe sindikatat shumë ngadalë po shndërroheshin në një të drejtë. Kështu që, nga një anë ekzistonte frika e “rrufesë” së një revolucioni të madh social, nga ana tjetër binte hija e një reagimi të madh politiko-social.

Në kulturën europiane të gjithë këto pasqyroheshin në sjelljet, shqetësimet, grindjet, gjëra krejt të kundërta me kushtet në dukje të lumtura të kësaj zone të botës. Flitej për luftëra të mundshme, por në Europë prej një shekulli nuk kishte patur më konflikte që të përfshinin të gjithë shtetet. Dhe pikërisht ky mbizotërim i përgjithshëm i paqes, ky rend, kjo qetësi, kjo gjendje e një “shëndeti të mirë” nxiste reagime të kundërt. Futurizmi italian ishte një dokument mbresëlënës. Gjithçka që ishte “normale” shfaqej e dhimbshme, një mediokritet “borgjez” i padurueshëm. Rroftë shpejtësia e marrë, rroftë lufta, rroftë gjithçka që të prishte disiplinat dhe kriteret e traditave shtypëse, rrofshin impulset e vullnetit për pushtet dhe kënaqësisë.

Lexo po ashtu:  BE nuk po bën dot antiruse Hungarinë, si do të bëka Serbinë?

Paralajmërohej, më shumë nga sa dukej, se një e keqe e fshehtë, një vullkan i fshehur kërcënonte atë botë që parapëlqente të ekspozonte fatet e saj të mrekullueshëm. Në fakt, disa prej intelektualëve të mëdhenj europianë e paralajmëruan. Por ndoshta të gjithë këto paralajmërime mund t’i gjejmë në melankolinë e thellë që jehon në galopin e valles se Excelsior-it apo në valset e Straussit: melankolia për diçka të bukur dhe të ëmbël që po rrëshket dhe po merr fund. / Corriere della sera /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *