Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka paralajmëruar reforma të cilat i ka përmendur tash e dy vite, transmeton Euro News.

Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, paralajmëroi reformat për katër sektorë të mëdha: ndryshime administrative, vendosja e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në themel të republikës, investime madhore në arkitekturë, mbajtja e gjallë e “Projektit Francez” të demokracisë.

Në këtë fjalim, Macron tha se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.

Këto komente vinë pas pakënaqësive të francezëve mbi arritjen e shumë emigrantëve dhe refugjatëve të cilët kanë arritur në vendet tjera të BE-së e më pas përmes shfrytëzimit të Zonës Shengen kanë arritur në Francë.

Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë.

Ai gjithashtu shtoi se ky projekt i ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin Francez, të cilët janë ndier se janë tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen.

Lexo po ashtu:  Edhe pas heqjes së barrierave, Serbia nuk e kthen tregun e Kosovës

Zona Shengen, është projekt i cili mundëson lëvizjen e lirë mes njerëzve në BE, e nga ky projekt përfitojnë edhe vende të cilat nuk janë pjesë e saj. Nëse Kosovës i liberalizohen vizat, atëherë Kosova do të jetë pjesë e kësaj zone.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *