Teknologjia që ofron Musk do ti japë fund mbështetjes së NASA në raketat dhe kapsulat Ruse për të dërguar njerëzit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

Kompania private e themeluar prej Elon Musk SpaceX dërgoi për herë të parë dy astronautë të NASA në orbitë pas 9 vitesh.

Doug Hurley dhe Bob Behnken jo vetëm që testuan sistemin e ri të kapsulës hapësinore por gjithashtu janë pikënisje e një modeli të ri biznesi për NASA.

Agjencia nuk do të prodhojë më vetë makineri hapësinore por do të blejë shërbimin e ofruar prej SpaceX. Me këtë pritet që kompani të tjera përveç asaj të miliarderit Elon Musk të zgjerojnë tregun duke privatizuar kështu industrinë hapësinore.

Gjiganti i hapësirës ajrore Boeing gjithashtu ka një kontratë me NASA për misionet e agjencisë. Musk tha se u mbulua nga emocione teksa shikonte pajisjet dhe teknologjinë e tij të dërgonte njerëz në hapësirë.

Teknologjia që ofron Musk do ti japë fund mbështetjes së NASA në raketat dhe kapsulat Ruse për të dërguar njerëzit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Lexo po ashtu:  Franca lançon aplikacionin për gjurmimin e Covid-19 por nuk është si të tjerët

Një gjë e tillë u theksua edhe nga vetë Presidenti Amerikan Donald Trump i cili shkoi në Florida për të parë lançimin. Liderët e kaluar e vendosën SHBA nën mëshirën e vendeve të huaja për të dërguar astronautët tanë në orbitë. Kjo nuk do të ndodhë më,” tha Ai. “Sot edhe njëherë jemi krenar për dërgimin e Amerikanëve në hapësirë me teknologjinë Amerikane.”

Meteorologët kishin parashikuar kushte të favorshme të motit 50:50 rreth Qendrës Hapësinore Kenedi në Florida por qendra e kontrollit rrëmbeu fatin duke lëshuar raketën në hapësirë nga porta e famshme 39A drejt në Atlantikun Verilindor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *