Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, patriotizmi digjital po ndizet sa herë që takohet siç e ka thënë ai, me “pushtuesin” nga Ankaraja.

“Duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime ‘në emër të Skënderbeut’! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me ‘pushtuesin’ nga Ankaraja”, ka theksuar Rama.

Ai ka shtuar se, Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për “Miqësi të Përjetshme”.

“Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, ‘Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme’?”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  Cakaj: Nis shpërndarja e 17.000 teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Në fund, Rama ka thënë se këto urrejtje janë burim i tifozllëkut të sëmurë partiak, intelektual dhe islamofobik.

“Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm ‘intelektual’ dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë”, ka përfunduar Rama.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë, Erdogan në fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje të forta historike dhe janë aleatë strategjikë.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/473144424181224

 

Ai ka përmendur njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa tha se dy popujt janë miq që prej 600 vjetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *