Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko beson se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve të Perëndimit për të arritur një zgjidhje, nuk ka asgjë të re që do të siguronte një kompromis. Ai gjithashtu thekson se Rusia është e gatshme të ndihmojë, nëse Beogradi e kërkon këtë.

“Të gjitha përpjekjet e deritanishme ta sjellin në mendje vrapimin në korsi – harxhon shumë energji, por nuk ka asnjë lëvizje të vërtetë përpara”, thotë Botsan-Harchenko për Sputnik.

Duke komentuar mesazhet nga Prishtina pas formimit të qeverisë së re, ambasadori rus thotë se nuk ka dëgjuar asgjë inkurajuese nga Albin Kurti.

“Në anën tjetër, unë mund të kem dëgjuar më shumë gjëra që nuk janë ikurajuese, nuk japin ndonjë impuls për dialog. Gjëja më e rëndësishme është heqja pa kushte e taksës doganore. Ëhtë detyra e parë dhe më e rëndësishmja. Kemi dëgjuar diçka, por me disa kushte, gjë që nuk është e qartë. Dhe çështja thelbësore politike – për sa i përket dialogut dhe të gjitha përpjekjeve nga Perëndimi – Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të re tani që do të sigurojë një mundësi kompromisi, dhe një zgjidhje është e mundur vetëm në bazë të kompromisit. Kjo është e qartë për të gjithë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu:  Populli shqiptar e gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër

Diplomati rus në Beograd rithekson se qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe shton se nuk e sheh Rezolutën 1244 si pjesë të përpjekjeve dhe diskutimeve ekzistuese, dhe duhet të jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *