Vjosa Osmani do që të krijojë iniciativë të re, thotë se nuk do t’i bashkohet asnjë partie

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se po i shqyrton të gjitha mundësitë për të ardhmen e saj në politikë.

“Ma kanë mbyllur derën dhe kanë zgjedhur rrugë tjetër”, ka deklaruar ajo, teksa ka folur për LDK’në e Isa Mustafës.

Megjithatë, Osmani ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet një partie tjetër politike në Kosovë.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë. Natyrisht jo që të aderoj në një parti tjetër”, ka deklaruar ajo në Kanal10, të martën.

Lexo po ashtu:  Ajri i ndotur po i mbytë banorët e Kosovës - Për një vit qindra të vdekur, por pushteti, përsëri, ndërton Termocentrale me qymyr, Gjermani e Anglia po i mbyllë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *