– Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar “selame” atyre që ia tregojnë derën për të dalur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke aluduar në disa nga figurat e larta të kësaj partie.

Osmani ka thënë le ta provojnë t’ia tregojnë derën dhe do e shohin kush do del i pari.

“Kanë tentuar të ma tregojnë derën. Le të provojnë të ma tregojnë derën dhe e shohim kush do del i pari”, ka thënë Osmani.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Agim Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.

Lexo po ashtu:  Sllovenia hap kufijt, por vetëm me Serbinë jo!

***

Nënkryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka hedhur kritika ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një intervistë për Desk, Osmani ka thënë se Veliu ka kundërshtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, thotë se vetë Veliu ka potencuar në mbledhje të ndryshme para koalicionit, se ky koalicion me VV-në do të jetë i shkurtër.

“Njerëzit që kishin punuar vazhdimisht kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, si zotëri Veliu dhe pa pasur asnjë votë qytetare, befasisht bëhen pjesë kryesore e vendimarrjen në negociata. Në shumë mbledhje të Kryesisë para lidhjes së koalicionit, Agim Veliu ka thënë se ky koalicion do të jetë i shkurtër”, ka thënë Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *