Vlora Nushi nga UNWOMEN ka thënë se pandemia e koronavirusit nuk ka ndikuar vetëm në raste të infeksioneve, meqë kjo ndikoi edhe në rritjen e dhunës në familje.

Ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin deklaron se ndonëse gratë përballen me një problem të tillë, ato ballafaqohen edhe me mungesë të pronësisë në emër të tyre, njofton Klan Kosova.

”Në periudhën e pandemisë, shtëpia në vend që të ishte vendi më i sigurt u shndërrua në një vend ferri për shumë gra”.

”Ne në UNWOMEN e quajshim ”Pandemia në hije”, meqë nuk e shohim por që ekziston”, thotë ajo.

”Duke qenë se në shumicën e rasteve ashtu siç trajtohet edhe në film, ato ballafaqohen edhe në mungesë së pronësisë në emrin e tyre, në mungesë të punësimit në rritjen që kemi pasur të punës së papaguar tek gratë gjatë pandemisë”.

”Ato fatkeqësisht shndërrohen në viktima e që ne iu referohemi si të mbijetuara të dhunës dhe kjo është shpërhapur edhe gjatë Covidit”.

Lexo po ashtu:  Organizata Botërore e SHëndetësisë: Të vegjlit nën moshën dyvjeçare nuk duhet të lihen pranë ekraneve

”Thjeshtë ato elemente që i kemi pasur në shoqërinë tonë pandemia i ka shfaqur në pah, sepse abuzuesi ka qenë i mbyllur bashkë me viktimën”.

Çka po punohet në zgjidhjen e një problemi të tillë ku për shkak të dhunës, gratë janë çdoherë viktima?

”Ne jemi duke punuar shumë bashkë edhe me rrjetin e grave, në ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të rejave, grave dhe burrave në mënyrë që të ndryshohet përcepsioni”.

Pse?

”Në mënyrë që ne të lajmërojmë rastet, që ne të mos e konsiderojmë dhunën si çështje private në familje por që në fakt është krim – sepse për atë qëllim edhe janë bërë ndryshimet në kodin kriminal”.

”Përveç pjesës institucionale ne jemi duke punuar me organizatat e grave dhe rrjetin e grave, që të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve në lajmërimin e rasteve të dhunës pranë institucioneve përkatëse”.

Megjithatë ajo vlerëson se gjithë ky angazhim në projekte, ka prodhuar rezultate, njofton Klan Kosova.

”Ne konsiderojmë ”rezultat i mirë” sepse kanë fillu me u ndërgjegjësu, me u lajmëru rastet. Sidomos gjatë pandemisë kemi qenë shumë aktivë, kanë qenë në funksion tre numra online për 24 orë, pastaj është themluar Strehimorja Emergjente, Protokoli Emergjent – ka pasur ndihmë edhe nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara, agjensioneve me ndërhyrje me gjërat esenciale për strehimoret ekzistuese në mënyrë që viktimave të mos iu mungojë përkrahja institucionale”.

Lexo po ashtu:  Prindër ky veprim po i bën fëmijët tuaj të rriten në mënyrën e gabuar; BËNI KUJDES

Vlora Nushi tregon edhe për angazhimin që duhet pasur Kosova si shtet që të ngriten kapacitetet në organet e Drejtësisë lidhur me trajtimin e këtyre rasteve.

”Ajo çka kemi bërë me Ministrinë e Drejtësisë është që së pari të themelojmë një Data Bazë, ku secila e mbijetuar e dhunës do të ketë qasje në të dhënat e veta dhe do ta ketë kartelen e saj rreth rasteve”.

”Në këtë mënyrë Ministria e Drejtësisë do ta ketë mundësinë ta gjurmojë rastin se ku ka ngecur, sepse tani do ta ketë mundësinë ta shoh nëse është tek policia mungesa, tek prokuroria apo tek gjyqësia”.

Nushi thekson që kjo do të jetë një mundësi e mirë për Ministrinë e Drejtësisë të intervenojë në pikat ku ka ngecje në rastet e shpëtimit të jetëve ku ka dhunë në familje.

Sipas saj problemi ka qëndruar tek një proces i gjurmimit të tillë, gjë që s’ka ekzistuar më herët – për rastet e dhunës në familje ku si pasojë shpesh rastet kanë prodhuar fatkeqësisht edhe vdekje.

Lexo po ashtu:  5 aftësitë ekzekutive që kam mësuar nga fëmijët e mi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *