Konsumatorët në pjesën më të madhe të vendeve Evropiane do të mund të depozitojnë një shumë të caktuar për të porositur makinën elektrike nga 17 Shkurti.

Makina elektrike e Volkswagen ID.3 ka një datë zyrtare debutimi. Konsumatorët në pjesën më të madhe të vendeve Evropiane do të mund të depozitojnë një shumë të caktuar për të porositur makinën elektrike nga 17 Shkurti.

Dërgesat e para fillojnë në muajin Shtator ndërsa të dytat në tre mujorin e katërt të 2020. Ndërsa kompania ka në plane për të shitur ID.3 në tre variante sipas distancës që përshkon ndërsa 30,000 variantet e para kanë bateri 58kWh dhe të përshkojë 450 kilometra me një karikim të vetëm.

Modeli më i lirë kushton 40,000 euro ndërsa më i shtrenjti 50,000 euro. Makina pritet të nisë një shtytje të madhe të kompanisë drejt elektrifikimit të mbarë linjës Volkswagen.

Shteti Gjerman do të kompensojë deri në 9,000 vlerë të makinës duke nxitur adoptimin e makinave elektrike.

Lexo po ashtu:  Katër minitregime nga Gabriel García Márquez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *