Shqiptarët që jetojnë në Hamburg, Munchen, Hanover dhe qytete tjera të Gjermanisë do të kenë mundësi të vijnë në Kosovë me autobus falas, të votojnë më 6 tetor, e të kthehen një ditë pas.

Këtë ofertë e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka publikuar edhe oraret e autobusëve që do të vijnë në Kosovë me bashkëatdhetarë për votime.

Mirëpo, kërkohet paraprakisht të bëhet rezervimi për të zënë një vend në autobus.

Nisja për në Kosovë bëhet katër ditë para se të mbahen zgjedhjet. Ndërsa, kthimi për në Gjermani organizohet një ditë pas zgjedhjeve.

Vota e mërgimtarëve edhe mund të bëjnë diferencën për cilëndo parti që do të votojnë.

Lexo po ashtu:  Serbia dyshohet se ka mashtruar BE-në duke thënë se 4000 pacientë janë shëruar nga koronavirusi brenda një dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *