Autori Lasgush Poradeci është një ndër autorët më të njohur dhe më të dashur për lexuesin shqiptar. I njohur për simbolet që përdor në poezitë e tij, në çdo poezi ai mundohet padyshim të japë mesazhe universale.

Në poezinë e mëposhtme “Vrapojnë zemrat”, autori përshkruan fazat e jetës me simbolin zemrat. Zemra në vetvete simbolizon një jetë. “Dhe ik e ik e këputet zemr’ e shkretë” është një varg që tregon se si vazhdon jeta papushim e në një moment, vjen vdekja e gjithçka ndalet. Jeta këputet në mes dhe në poezi kjo gjë simbolizohet me këputjen e zemrës.

Në të njëjtën kohë poezia vazhdon me vargun e fundit, ku ende pa u kaluar tragjedia e ndodhur, zemrat e tjera (të rinjtë e tjerë, jetët e tjera) vazhdojnë rrugëtimin me sulm të ri e me shpirtin plot si përherë. Poezia pra simbolizon dy faza, jetën dhe vdekjen. Jetën me hovin, shpirtin plot dhe hapin e pandalur. Vdekjenndërkohë me këputjen e gjithçkaje dhe ndaljen e vrapit.

Vrapojnë zemrat

Me sulm të ri, me shpirtin plot
Ti bën një vrap për t’udhëtuar.
Bën dhe një si vjet dhe sot,
Dhe një dhe mot e papushuar.

Lexo po ashtu:  Përbuzje, - Edona Kelmendi

Dhe nuk u pyet për ngaj po shkon,
Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
Veç udhëton, veç përparon,
Si vjet e sot e mot përhera.

Dhe ik…e ik…e ik…e ik…
E ja! këputet zemr` e shkretë.
E ja! përshembet vrap i lik
E bje përmbys përgjithëjetë.

E pa t’u tharë pika lot,
Vrapojnë zemërat e tjera,
Me sulm të ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot përhera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *