Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare që të kryejnë inspektime në burgjet greke.

Ky reagim i Berishës vjen pak orë pas vrasjes së një tjetër shqiptari në burgun e Trikallas.

“Me këtë rast i bëj thirrje Komitetit Europian për Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor, Degradues pranë Keshillit të Europës, Komitetit Kundër Torturës të OKB, institucioneve të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të ndërmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi, të njihen me frymën rraciste që ekziston ndaj shqiptarëve dhe me kushtet çnjerëzore, torturat fizike dhe psiqike shtazore, mesjatare që ushtrohen ndaj tyre në këto burgje”, shkruan Berisha.

Viktima e sotme është një 29-vjeçar që sipas mediave vendase është goditur për vdekje me thikë nga dy të burgosur rusë.

Mësohet se të dyshuarit e qëlluan në kraharor, në brinjë dhe në këmbë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk arriti që të mbijetojë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Zeka vjen përsëri me propagandë e me thashetheme: - VV ka dhënë paralajmërime, dëshiron luftë civile

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *