Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie. Me pas protestuesit u zhvendosën te Kryeministria. Pas disa minutash qetesie, policia vendosi te nderhynte duke mos lejuar me protesten.

Kordoni me skafandra mbrojtëse duket se po u shërben Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po goditen me sende të forta përfshirë gurët. Prej më shumë se dy orësh, protestues të shumtë po vijojnë protestën përpara Kryeministrisë kundër vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra dy net më parë nga një efekt për shkak se nuk iu bind urdhrit të ndalimit.

Lexo po ashtu:  Shqipëria shpall ‘non grata’ diplomatin rus: Të largohet brenda 72 orësh nga vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *