Lideri i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do e ndryshojnë emrin e Mini-Shengenit rajonal të propozuar prej tyre.

Kjo gjë u diskutua në samitin e tyre të shtatë në Shkup.

“Ne do tí vëmë një emër kësaj iniciative, të cilën ne gabimisht e quajtëm Mini-Shengen. Do t’i japim një emër të ri iniciativës, gjë për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Vuçiç për Euronews Serbia, të martën.

Vuçiç shtoi se Mini-Shengeni ishte “thuajse një ide epokale”, e cila e ka rritur besimin midis tre liderëve.

Sidoqoftë, ajo çka duket se i mungon më së shumti iniciativës është pikërisht besimi, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën që po refuzojnë t’i bashkohen. Kosova shprehet se Mini-Shengeni nuk ofron një kornizë ku të gjithë shtetet janë të barabartë. Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina duan të përqëndrohen në iniciativa që lidhen ngushtë me integrimet evropiane, në vend të atyre rajonale.

Thirrjet e tre shteteve pjesëmarrës për tre shtetet e tjerë mospjesëmarrës deri tani kanë dështuar.

Lexo po ashtu:  Shokon Tomë Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX-it, por...

Në një samit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë këtë muaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Mini-Shengeni ka pushuar së ekzistuari që kur gashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian u dakorduan për Tregun e Përbashkët Rajonal, në nëntor të vitit 2020, nën ombrellën e Procesit të Berlinit.

Tregu i Përbashkët Rajonal përfshin objektivat e Mini-Shengenit për lëvizje të lirë të të mirave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në njërën prej katër fushave të saj: tregtia rajonale, investimet, digjitalizimi dhe industria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *