Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç së fundmi ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”. Në një prononcim për mediat vendase Vuçiç ka thënë se nëse do të njihte Kosovën do të fitonte Nobelin.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”. Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos. Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë “.

Lexo po ashtu:  Ja si flet anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, në një televizion të Tiranës: “Albin Kurti po krijon një ndasi të madhe në vend në mes katundarëve dhe qytetare,"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *