Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, është shprehur i prerë se nuk do e nënshkruajë marrëveshjen me Kosovës.

Gjatë mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ai përmendi ecurinë e dialogur Kosov-Serbi, duke i mëshuar edhe njëherë qëndrimit të tij. Vuçiq ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Vuçiç ka pranuar se do të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Deklarata e Vuçiç për Kosovën vjen para takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

Lexo po ashtu:  - Vetëm në Shqipëri sheh Akademi Shkencash, që nuk ka asnjë lidhje me shqetësimet aktuale të kombit shqiptar dhe të çeshtjes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *