Një politikan dhe activist serb i Kosovës, sekretar i Përgjithshëm i Instutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Boganoviç, shkruan në profilin e vet në tuiter se rrëmbimi I tre policëve të Kosovës është bërë pasi ata kishin zbuluar trafik armësh nga Serbia.

Bogdanovic citon burime të vetat sipas të cilave trafiku drejtohej dhe kishte destinacion trupat paramilitare të Radoiçiçit në Kosovë, që sipas tij janë Njësitet antiterroriste të policisë serbe.

Akuza është shumë e rëndë dhe shpjegon me informacionin e deritanishëm një nga arsyet pse nuk lirohen policët. Po kështu e dhëna për trafik eventual armësh hedh dritë mbi faktin se një ndër skenarët e mundshëm të palës serbe është organizimi i një lloj konflikti të brendshëm të armatosur mes serbëve dhe Prishtinës, për të justifuikuar mandej zgjidhje politike radikale.

Lexo po ashtu:  Britma e lot në Vlorë/Mbërrin në Shqipëri trupi i Festim Latos, pritet me flamur “Authochthonus”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *