Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takimet me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, me të cilët, siç ka lajmëruar në uebsajtin zyrtar të presidencës serbe, ka folur për marrëdhëniet bilaterale Serbi-ShBA, integrimin evropian të Serbisë, situatën në Ukrainë, dhe energjinë.

Njëra nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, ka thënë Aleksandër Vuçiç në takim me senatorët, do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tregtia do të arrijë në 1.2 miliardë euro, që tregon progres të konsiderueshëm në marrëdhëniet tona ekonomike. Ne shpresojmë për intensfikim të mëtejmë të bashkëpunimeve të llojeve të ndryshme dhe realizimin e projekteve specifike të interesit të ndjërsjellë”, ka thënë ai.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Vuçiç u ka thënë senatorëve se “Serbia është e përkushtuar në respektimin e parimeve dhe ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe pavarësinë politike të shteteve, siç edhe u dëshmua me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe trupat tjerë ndërkombëtarë”.

Lexo po ashtu:  RTK: Ndryshime në qeveri, Mehaj zëvendësohet nga koloneli i FSK, Maqedonci

Vuçiç, siç thuhet në njoftim, ka thënë se e vlerëson mbështetjen e Washington-it për integrimin evropian të Serbisë.

“Kjo është prioriteti ynë më i madh në qëllimet e politikës sonë të jashtme dhe përkushtimi strategjik i Serbisë”, ka thënë ai.

Mes tjerash, presidenti i Serbisë, ka thënë se si shtet respektojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, dhe entitetin serb brenda BeH-së, “Republika Srpska”-n.

Senatorët amerikanë, thuhet më tej, e kanë uruar Aleksnadër Vuçiç për fitoren në zgjedhje. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *