Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, i është drejtuar sot kryeministrit, Albin Kurti, si dhe presidentit malazez, Milo Gjukanovic, me një video në Facebook prej të cilëve kërkoi që “ta lënë Serbinë rehat”. Kjo deklaratë e tij vjen pas kritikave që mori nga këta dy për armatosjen e Serbisë nga Kina.

Vuçicit i pëlqeu që ta thërriste veten e tij “ujk vetmitar”, madje duke refuzuar të jetë edhe luan, sepse, sipas tij, luanët, elefantët dhe tigrat mund të shihen në cirk, por “nuk ka kurrë ujqër të vetmuar në cirk”. “Ne në Ballkan kemi mjaft nga këto kafshë madhështore dhe më mirë do ta pranoja gjithmonë rolin e një ujku të vetmuar, jo të hienës, të paturpshëm dhe të pamoralshëm, sado që të jenë tre, pesë, gjashtë, e ndonjëherë edhe 19. Më keq se hienat që duhet të japësh, respekti për gjakmarrjen, është të jesh një mizë mashtruesi, që rrotullohet rreth tyre dhe pret që ata të sjellin prenë e tyre dhe të tillë janë Kurti dhe Gjukanovic”, ka shpjeguar ai.

Vuçic u ankua se lideri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi po e damkosin Serbinë si të rrezikshme për rajonin, duke u munduar ta shfaqë vendin e tij si paqësor jo shkaktar i luftërave në rajon.

Lexo po ashtu:  Ligji i ri për punë në Gjermani, rregullat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 marsi

Për më tepër, ai ironizoi duke thënë se sistemet anti-raketore i blejnë për mbrojtje nga armiku, duke shtuar se për t’u mbrojtur nga Kosova e Mali i Zi s’i nevojiten këto armë, por “spraji i mushkonjave”.

“Sistemi ynë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplanmbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë spraj Autan, sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”.

Vuçic tha se blerja e armëve nga Kina ishte legjitime dhe transparente.

“Lëreni Serbinë të qetë, mos gënjeni, mos mashtroni publikun. Serbia do ta gjejë rrugën e saj ashtu siç duan qytetarët. Ne jemi krenarë për faktin se ne duam ta mbrojmë vendin vetë, jo NATO në emrin tonë. Ne jemi të ndryshëm dhe nuk kemi turp për këtë”, përfundoi miku i Edi Ramës, Aleksandar Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Serbët sulmojnë Konsullatën e Kosovës, Daçiq shtiret se nuk di gjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *