Mediat në Kosovë citojnë presidentin serbe, Vuçiç, të jetë shprehur se gazetarët e instaluar në Veri, po provokojnë. Konkretisht presidenti serb është shprehur ndër të tjera se:

Sjellin edhe gazetarët e tyre për të provokuar njerëzit tanë. Spasiç luan muzikë, djalë, punon me kohë të pjesshme në spital. Ai ka guxuar t’i thotë gazetarit të preferuar të Albin Kurtit që ta largonte telefonin, por ai nuk e preku. Për këtë arsye u arrestua dhe ndalua. E EULEX-i po e ‘shikon nga afër’ situatën.

Fashisti Vuçiç duhet të ketë ndonjë problem serioz me perceptimin që ka për veten. Është e çuditshme të thuash që gazetarët janë aty për të provokuar dhe mandej të mos thuash asnjë fjalë për dhunën e ushtruar ndaj tyre, a thua po mbështet ata që sulmojnë. Kjo nuk është normale në asnjë rrethanë dhe shpjegon fare mirë edhe protestat që kanë nisur në Serbi të cilat përgjithësisht e akuzojnë z. Vuçiç për mbështetje të kulturës së dhunës.

Lexo po ashtu:  Konica: Na thonë “flytyron gomari”… Dhe e besojmë

Në momentin që bëhet thirrje për ulje të tensioneve si mund të shpresosh se do ketë ndonjë diskutim serioz me dikë që pasi ka gatuar gjellën e dhunës detyrohet të mbrojë me çdo çmim njerëzit e vet pasi përndryshe do ta akuzonin për tradhëti dhe braktisje?

Ky është produkt i politikës së fashistit Vuçiç, i cili mund të jetë çdo gjë, por vetëm njeri serioz jo. Pa folur për përçmimin gati të hapur për shqiptarët që i lexohet në çdo fjali. Përtej kësaj është e udhës që dikush ta zgjojë e t’i kujtojë se Kosova nuk është Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *