Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në shënimin e festës së Vidovdanit në Beograd, ku ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë.

“Do të ketë ditë të vështira. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka me Kosovën. Ata do të përpiqen të thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda me të gjitha mënyrat e mundshme” ka thënë Vuçiq në një tubim të Partisë Përparimtare të Serbisë, të cilën e ka udhëhequr deri pak muaj më parë.

Ndryshe, Vuçiq ka komentuar edhe rreth pranisë së djalit të tij sot në Graçanicë. Mediat e afërta me të, raportimet për prezencën e djalit të tij në Manastirin e Graçanicës, me një bluzë në të cilën shkruante “Dorëzimi s’është opsion”, i kanë quajtur sulme ndaj djalit të tij.

Duke e komentuar këtë parullë, Vuçiq tha se “dorëzimi nuk është opsion për Vuçiqët”.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende atje t’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Filatelia e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “30 Vjetori i Deklaratës Kushtetuese”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *