Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga nesër si president i vendit do të nisë një turne në Serbi.

Vuçiq ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit.

Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

Mediat në Serbi janë duke raportuar se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore.

Vuçiq pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalos platformën e re politike.

Sipas raportimeve ai do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë”, derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.

Lexo po ashtu:  Serbia e pakënaqur me reciprocitet: “Kryeministri i institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë vendosi masa dënuese për qytetarët tanë (serbë) dhe ekonominë që e quan reciprocitet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *