BRUKSEL – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i nervozuar, pas një raundi të ri të bisedimeve në Bruksel, tha se ishte rënë dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut, por gjithashtu deklaroi se ai nuk mori pjesë në një takim të tillë për shkak të mungesës së përgjegjësisë dhe realitetit në anën e Prishtinës.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut dhe shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar,” u tha me dozë propagande Vuçiç gazetarëve, transmeton e pavarura MekuliPress.

Ai i pakënaqur tha se delegacioni i Prishtinës (Nuk e përmend fjalën Kryeministër e as Kosovë) nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara nga shqiptarët dhe nuk dëshiron të diskutojë mbi Bashkimin e Komunave Serbe, përcjell MekuliPress.

“Ata kërkuan urgjentisht dhe menjëherë për të dëgjuar se kur do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe ata i quajnë incidente dhe provokime fakti që serbët duan të marrin pjesë në liturgji në kishat e tyre. Unë kam qenë shumë i mirë, sepse nuk kam dashur të vë në dukje gjëra të tjera, për shkak të mungesës së plotë të një përgjigjeje realiste ”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Sokrati: “Luftërat nuk i nxitë asgjë tjetër veçse lakmitë e trupit”

Ai shtoi se do të fliste me serbët nga “Kosova dhe Metohija” (pra Vuciq përdorë termin shovenist serb për shtetin e Kosovës) në ditët në vijim, sepse, thotë ai, është shumë i frikësuar, duke parë se sa papërgjegjësi do të duhet të përballemi në të ardhmen.

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo datë dhe ditë për vazhdimin e bisedimeve, kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne sesa sigurimi i sigurisë dhe sigurisë për njerëzit tanë në “Kosovë dhe Metohi” dhe respektimi i gjithçkaje të nënshkruar”, tha Vuçiq i tensionuar para mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *