Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur të enjten në Beograd, ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe pas takimit, ka thënë se çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë edhe miratimin e Rusisë.

“Gjërat janë të qarta, për çdo zgjidhje të problemit është i duhur edhe miratimi i Rusisë. Serbia është e gatshme të dëgjojë të gjitha palët në dialog, por duhet të respektojë miqtë e saj”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net.

Ai më pas ka thënë se Serbinë po e presin ditë të vështira, “ndoshta më të vështirat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008”.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia konsideron se BE-ja nuk guxon t’u shmanget përgjegjësive të veta. Ne do të mbështesim iniciativat që do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën të arrijnë marrëveshje. Pikërisht me propozim të Rusisë është konfirmuar integriteti territorial i Serbisë në rezolutën 1244”, ka thënë Lavrov.

Lexo po ashtu:  “ShBA e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës , kjo nuk do të ndryshohet, ne luftojmë për interesat tona”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *