Presidenti despotik serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel që të takohet me kryeministrin e Kosovës ,Albin Kurti.

Ai pas një takimi që pati me kryeministrin hungarez, Viktor Orban ka shtuar se nuk do ta realizojë takimin me Kryeministrin e Kosovës derisa siç tha ai “çdo serb i arrestuar të lirohet” dhe kryetarët e rinj dhe policia e Kosovës të tërhiqen nga veriu.

“Me Viktorin kam biseduar për gjithçka që po ndodh rreth Kosovës, kam shkuar në bisedime për 11 vjet, kam marrë pjesë në të gjitha bisedimet… Gjithmonë kemi dashur të arrijmë kompromise për të ruajtur paqen. Ne ia dolëm dhe përparuam më shpejt. .. Besuam se e gjithë kjo ishte e mundur derisa erdhi në pushtet Kurti, i cili kurrë nuk donte të fliste… Ai kurrë nuk donte të dëgjonte… “

Lexo po ashtu:  Do të bëjmë investime shumë të mëdha në industrinë e Mbrojtjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *