Presidenti i Serbisë, despoti Aleksandër Vuçiq, të hënën përsëri ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, drafin për Asociacionin mund ta shkruajë vetëm delegacioni serb, duke thënë se këtë e ka paraparë marrëveshje e Brukselit në vitin 2015.

“Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Ne japim vetëm parimet, organet dhe organet e AKS-së ashtu siç i kemi vënë unë dhe Isa Mustafa inicialet tona në vitin 2015. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Vetëm na shkruani dhe do të jemi i kënaqur. A e dini kur do të jetë? Asnjëherë. Sigurisht që jo derisa është Kurti në pushtet, nuk u shkon mendja. Dhe çfarë do të ndodhë ndërkohë më shqetëson shumë”, tha Vuçiq në median serbe, TV Happy.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 nga klasa politike e korruptuar e Kosovës.

Por atë e kishte hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, duke u dërguar atëherë nga vetë Qeveria.

Prej atëherë asociacioni një-etnik serb nuk ka gjetur implementim, por vazhdon të jetë kërkesë e Serbisë, por edhe e burokracisë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  THIRRJE nga Organizata Botërore e Shëndetësisë: Mos reduktoni periudhën 14 ditore të karantinimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *