Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se Serbia e ka lëshuar rastin që të arrijë kompromis me Kosovën dhe se kjo do t’i kushtojë në të ardhmen.

Duke folur për korrigjim të kufirit, ai ka thënë se e ka kuptuar që serbët asnjëherë nuk do të pranojnë diçka që për ta është mundësi dhe se për këtë do të pendohen.

“E kam kuptuar mesazhin e popullit, ishte mundësi e mirë, po e lëshuam”, ka thënë ai për TV Hepi.

Ai ka shtuar se për shkak të kësaj, Serbia në të ardhmen do ta ketë të vështirë, por se atë askush nuk do të mund ta fajësojë.

“Do ta mbrojë popullin serb, por mbani mend fjalët e mija për 20 vjet: e kemi pasur rastin, por nuk kemi pasur vetëdije të mjaftueshme dhe guxim”, ka thënë Vuçiq.

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe mesazhit të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo se sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë garancion i paqes, ai ka thënë se pavarësinë e Kosova e ka fituar duke iu falemnderuar amerikanëve dhe Gjermanisë.

Lexo po ashtu:  Kundërpërgjigje Rusisë, BE nënshkruan marrëveshjen për gazin me SHBA

“Çfarë prisni, a mos mendoni që ata do të ndryshojnë qëndrim dhe ata tërheqin atë apo që Serbia mund t’i ndryshojë qëndrimet e tyre pas humbjes së luftës. Ku është këtu logjika”, ka thënë tutje ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *