Poezi nga Migjeni

Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt’ po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m’asht e hidhun…
… dhe po ndij
se si mëngjezet e mija
nuk janë ma mëngjeze hovi e pune,
as ndertimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s’durohet.

Dalëngadalë po shof
si jeta një nga një
sejcilin ndjesí
me trathtí
po ma vulosë
dhe s’po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi.

përpara
nuk e dishe, o jétë,
se kaq i tmertë
asht grushti i yt
që mbytë
pa mëshirë.

Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt’ po më madhohen
nepër ball dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i reckuem
nder luftat e jétës. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Vdes Martti Ahtisaari, ndërmjetësuesi për zgjedhjen e statusit të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *