Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka thënë se priten të ritestohen mbi 50 mostra si dhe të testohen mbi 20 raste të reja, nëse janë të prekur me virusin COVID-19.

Meholli tha se në Komunën e Vushtrrisë deri më tani janë 215 raste aktive të të infektuarve, ku prej tyre 49 persona janë shëruar dhe dy të tjerë kanë vdekur.

Sipas tij, në këtë komunë personat e infektuar janë pa simptoma klinike, dhe shumica prej tyre janë duke qëndruar në vetë izolim.

“Dje janë konfirmuar 15 raste të reja më virusin COVID-19.  Në komunën tonë janë pa simptoma klinike, pra janë asimptomatik dhe janë në vetë izolim në shtëpitë e tyre sipas Institutit dhe ministrisë. I kemi 215 raste aktive, 49 të shëruar dhe 2 të vdekur. Jemi duke pritur mostrat e marrura të datës 17 dhe 18 qershor, diku mbi 70 mostra, ku 50 prej tyre janë ritestime dhe mbi 20 tjera janë testime të reja, për të verifikuar nëse janë të prekur nga virusi ose jo”, ka thënë Meholli.

Lexo po ashtu:  Kandidati pro-rus për Kryeministër ndezë Malin e Zi/ Protestat në Mal të Zi, sulmohet edhe deputeti shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *