Mijëra qytetarë, aktivistë dhe anëtarë u mblodhën në festimin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit dhe 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në mesin e tyre, folën deputetët Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, aktivistja Aulonë Bytyçi dhe Drejtori i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri Boiken Abazi, ish-ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, dhe në fjalën e fundit Kryetari Albin Kurti.

“Në tubimin festues nuk munguan fjalët që kujtojnë angazhimin dhe sakrificën e aktivistëve, aktivitetet dhe rezistencën e Lëvizjes dhe punët e mira të Qeverisë Kurti. Tashmë ekziston një dëshirë e zjarrtë dhe një entuziasëm i madh për ta parë Lëvizjen në Qeverisje, për ta parë forcë të parë përballë bashkimit të kotësisë dhe antidemokracisë kundër saj.

Në tubim nuk munguan as këngët e grupit Troja përmes anëtarit të bandës Bujar Berisha, këngët që kanë përshkuar ndër vite tubimet dhe protestat e Lëvizjes.

Rezistenca dhe përkushtimi i sinqertë dhe i pakompromis i Lëvizjes ndër vite i ka sjellur frytet e veta me besimin e madh të popullit për të. 100 ditët e Qeverisë Kurti kanë ngjisur entuziasmin se po, një qeverisje e mirë është e mundur. Këto janë të vërteta të pakthyeshme”, theksohet në njoftimin e VV-së.

Lexo po ashtu:  Biden: Raketat në Poloni nuk ka gjasa të jenë lëshuar nga Rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *