E përditshmja prestigjoze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull të posaçëm raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahet të dielën në Maqedoninë e Veriut, duke vënë në dukje rëndësinë vendimtare që do të ketë vota e shqiptarëve në përcaktimin e kandidatit fitimtar. Në garë do të përballet Stevo Pendarovski, që është duartrokitur si president i mundshëm nga 31 parti, mes të cilave bëjnë pjesë BDI-ja dhe LSDM-ja me Gordana Siljanovska-n, kandidatura e të cilës është përshëndetur nga VMRO-ja, si edhe nga parti të tjera të opozitës maqedonase.

“Vota e shqiptarëve, kyçe për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë Veriore” është titulli i artikullit të “Washington Post”, ku përmendet edhe pjesëmarrja në betejën presidenciale në raundin e parë të votimeve të shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidoi si subjekt elektoral i pavarur me mbështetjen e njëkohshme të partive opozitare “Aleanca për Shqiptarët” dhe “BESA” dhe u pozicionua i treti në radhë me vetëm 10,35 % të votave, duke u skualifikuar automatikisht nga raundi i mëtejshëm i parashikuar për në datë 5 maj.

Lexo po ashtu:  Skandal korruptiv në Bundestag - Njeriu i kancelares Merkel akuzohet se ka përdorur mandatin e tij si deputet për të siguruar marrëveshje për ...

Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët i koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut të kryesuar nga LSDM-ja, arriti të kryesonte me një avantazh të lehtë me rreth 42 %të votave, kundrejt kandidates së opozitës, Siljanovska-s, që u rendit e dyta me një diferencë të papërfillshme. Pikërisht për arsye të këtij rezultati pothuaj barazitar, mendohet se vota e shqiptarëve etnikë do të luajë një rol kryesor në zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse presidenti mbart më së shumti një titull honorifik, zotëron të drejtën e vetos në disa fusha që i përcakton legjislacioni. Në rastin e përsëritjes së një rezultati të ngushtë votimi, Kryeministri Zoran Zaev mund të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, shtrënguar nga kilma thellësisht e polarizuar midis social-demokratëve qeveritarë dhe konservatorëve të opozitës.

Në Maqedoninë e Veriut presidenti mandatohet për 5 vjet nga sovrani përmes zgjedhjeve të përgjithshme. Çdo president ka të drejtën e rikandidimit për herë të dytë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *