Edhe në WhatsApp arrijnë mesazhet e përkohshme. Nëse përdoruesi vendos që të aktivizojë funksionin, që do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën duke nisur nga ky muaj, mesazhet e reja të dërguara në një chat nuk do të jenë më të dukshme pas 7 ditësh.

Funksioni, shpjegon kompania në një njoftim, është që ta bëjnë bashkëbisedimin “me të thjeshtë dhe më privat”.

Mesazhet e përkohshme nuk janë menduar që të jenë të ngjashme me platformat si ajo e Snapchat. Për momentin, shton WhatsApp, “kemi vendosur që t’i bëjmë mesazhet e përkoshhme të dukshme për 7 ditë pasi ne mendojmë se ky është një interval kohe i mjaftueshëm për t’i lejuar përdoruesit që të mos e humbasin fillin e bisedës dhe të rilexojnë mesazhet përtë cilat kanë nevojë”.

Lexo po ashtu:  Vuçiq thotë se ideja për “Liqenin Trump” ishte e serbëve të Kosovës: Ata e duan Trumpin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *