Sapo të lançohet, përdoruesit mund të kyçen në WhatsApp për ueb ose desktop dhe më pas të hapin menunë “Settings” dhe të përzgjedhin opsionin “Use WhatsApp on other devices.”
WhatsApp së shpejti do të ketë një opsion të shumëkërkuar
Së shpejti do të mund të përdorni llogarinë e WhatsApp në më shumë se një pajisje njëherazi dhe tashmë kemi një ide të qartë sesi mund të funksionojë.

Në Qershor u raportua se mbështetja për disa pajisje njëherazi po vinte së shpejti dhe tani një imazh i një menuje të re të WhatsApp detajon sesi do të funksionojë opsioni në desktop.

Sapo të lançohet, përdoruesit mund të kyçen në WhatsApp për ueb ose desktop dhe më pas të hapin menunë “Settings” dhe të përzgjedhin opsionin “Use WhatsApp on other devices.”

Prej aty përdoruesit mund të shohin një listë pajisjesh tek të cilat po përdoret WhatsApp aktualisht. Nëse dëshironi të mbyllni WhatsApp nga një pajisjet mjafton të klikoni “Log Out.”

Lexo po ashtu:  Poezi nga Johann Wolfgang von Goethe

Mbështetja për disa pajisje njëherazi nuk është në testim ende, por nëse dëshironi të jeni ndër të parët që i testoni opsionet e reja atëherë bashkohuni programeve beta të WhatsApp.

Aktualisht në App Store programi është plot po ashtu edhe në Google Play.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *