WhatsApp ka lançuar shërbimin e pagesave dixhitale në Brazil, pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim. WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla, transmeton Class. Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë. Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se lançimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook. “Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook.”

Ndërsa pagesa nga personi në person do të jetë falas, bizneset e vogla do të duhet të paguajnë një “tarifë përpunimi për të marrë pagesa të klientit”, thuhet në blog. WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë tregun e dytë më të madh pas Indisë. Kompania tashmë ka paralajmëruar shërbimin e pagesave në Indi, ku ka 400 milion përdorues. Në prill, Facebook njoftoi se kishte blerë një aksion prej 10% në grupin indian të telekomit “Reliance Jio” për 5.7bilion $ (4.5bn). Kjo marrëveshje i jep Facebook një aleat të fuqishëm, Mukesh Ambani, i cili është njeriu më i pasur i Azisë. Të dyja kompanitë planifikojnë të përqëndrohen në një partneritet me platformën e sapo lëshuar të tregtisë elektronike “Jio JioMart”.

Lexo po ashtu:  Makina elektrike për më pak se 10 mijë euro po vjen në Evropë

Firmat do të përdorin lidhjen për të zgjeruar shërbimin e pagesave dixhitale të “Gojek”, “GoPay”. Facebook bleu WhatsApp për rreth 20 bilion dollarë në 2014. Në shkurt shërbimi i mesazheve tha që kishte më shumë se 2 miliard përdorues në të gjithë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *