Granit Xhaka e ka pranuar gabimin dhe e ka shprehur zemërimin me penalltinë që e shkaktoi në barazimin e Arsenalit 2:2 kundër Tottenhamit, por këmbënguli se nuk do të dorëzohet asnjëherë për të luftuar për fanellën e “Topçinjve”.

Përfaqësuesi i Zvicrës ndërhyu ashpër ndaj Son Heung-min duke dështuar ta kapë topin dhe ndërhyrja e tij u sanksionua me penallti, të cilën në gol e realizoi sulmuesi Harri Kane, shkruan Gazeta Express.

Tottenham po udhëhiqte 2:0 nga ai moment pasi Christian Eriksen kishte shënuar paraprakisht.

Xhaka u kritikua ashpër për penalltinë e shkaktuar, edhe pse Arsenali luftoi fort për ta barazuar rezultatin dhe për ta fituar një pikë mbresëlënëse, falë golave të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Megjithatë, pas ndeshjes, Xhaka i falënderoi tifozët për përkrahjen dhe beson se mbështetja e tyre dhe karakteri që ai dhe bashkëlojtarët e tij treguan luajtën rol kyç në rikthimin e Arsenalit për ta shmangur humbjen.

“Faleminderit për përkrahjen e mahnitshme brenda Emirates. Ne treguam shumë karakter dhe ju na ndihmuat për t’u rikthyer në lojë. Për penalltinë, bëra gabim. Natyrisht se jam i zemëruar për këtë, por unë kurrë nuk do të dorëzohem”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Ultrasit e Dortmund me një gjest të madh në luftën kundër koronavirusit

Trajneri i Arsenalit, Emery, ndërkohë, e ka mbrojtur Xhakën duke thënë se se paraqitja e 26-vjeçarit nga Kosova prodhoi më shumë aspekte pozitive sesa negative.

“Unë jam shumë krenar me punën e tij gjatë 90 minutave. Ne mund t’i bëjmë disa gabime dhe më duhet t’i përdorë ato për t’u përmirësuar dhe për të përparuar. Patëm më shumë aspekte pozitive kolektivisht, individualisht dhe në rastin e Xhakës”, tha Emery.

“Penalltia është një rast që është shumë zhgënjyes. Ai punoi shumë mirë. Ai luajti shumë mirë. Sikur të kishim fituar, mbase do të kishim folur më pak për gabimet”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *