Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë dhuruar spektakël në Prishtinë, në një ndeshje bamirësie, që përfundoi 4:4.

Në këtë ndeshje, një gol shënoi edhe Xhaka, duke festuar me shqiponjë edhe pse kishte thënë se një gjë e tillë më nuk do të ndodhë, përcjell albinfo.

Xhaka ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.

“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.

“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka. Ai ishte dënuar me 10 000 franga.

Lexo po ashtu:  Barcelona dhe Man City njoftohen me çmimin e Skriniarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *