Rishi Sunak ka bërë një gjest të ulët. Ai ka shpikur dramën shqiptare të emigrimit për konsum të brendshëm. Kryeministri Edi Rama ka folur në një media britanike për këtë gjë, duke vënë në dukje se vetëm 2% e hyrjeve ilegale janë shqiptarë.

“Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike,” E thotë këtë Edi Rama.

Në spektrin e kritikës së Tiranës zyrtare hyn thuajse kushdo: Europa me burokracinë e vet dhe mungesën e vizionit strategjik për Ballkanin. Sa herë z. Rama i ka bërë thirrje BE-së të jetë strategjike?

Strasbugut, PE-së që adoptoi raportin e Dick Martyt për luftën e Kosovës. E quajti një turp të madh dhe historik dhe i dha shansin Europës mbarë që ta korrigjojë atë gabim sa më parë. Kosovën z. Rama e ka bërë leckën e preferuar jo të kritikave. Por të qortimeve. Sepse prindi të qorton. E qorton fëmijën zevzek siç është Albin Kurti që po ha inat me mbarë dynjanë.

Lexo po ashtu:  “Të pish duhan është e domosdoshme, vetëm nëse nuk kini njeri për të puthur.”

Dikur z. Rama, kur ishte në opozitë, e quajti Cavushoglunë, më vonë ministër i Jashtëm, “mysafiri turk”, sepse nuk i pëlqyen qëndrimet e tij.

Më tej, sa ironi e rromuze ka bërë ky njeri për Greqinë dhe interpretimin e historisë së saj të afërt?

Dakord, i tha të gjitha këto ky zotëri. Puna është se nëse këto probleme të krijuara zënë fill në Shqipërinë e drejtuar prej tij prej 10 vjetësh, apo kemi të bëjmë me paragjykime dhe snobim të një vendi të vogël?

Ka rëndësi kjo pyetje sepse mbi të njëjtin kriter, pra raporti force po gjykohet sot edhe kryeministri i Kosovës?

Ne e dimë, sikundër z. Rama po ashtu, se asgjë nuk prodhojnë pretendimet dhe kritikat e tij, veç një protagonizmi personal që prej 10 vjetësh është provuar se vetëm shqiptarëve nuk u vlen. Pasi qytetarët po ikin po njësoj, Shqipëria ka po atë status që kishte në BE dhe në fund të fundit mbetemi po aq të korruptuar si perceptim sa edhe më parë. Puna është se me Shqipërinë që zbret poshtë mbetet përherë e më e paqartë nëse kjo i shërben edhe z. Rama vetë, pasi ai vetë Kurtin tentoi ta izolonte me mediat e veta pikërisht pse doli kundër SHBA. Apo mos vallë xheloz për këtë pritje të mirë të sjelljes së Kurtit te një pjesë e shqiiptarëve, ka aktivizuar atë intuitën pragmatiste të z. Rama që po rend të kapë edhe ai betejën e vet me një të madh të kësaj bote? Ç’a nuk bën vaki!

Lexo po ashtu:  Analisti amerikan, Daniel Serwer: “Kur të takova te Demaçi s’e imagjinoja që do të bëheshe Kryeministër – e arrite me aftësi dhe vendosmëri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *