Pirja e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit është fantastik në shije ndërsa i dhuron organizmit vlera të panumërta shëndetësore. Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës, portokallit dhe xhinxherit.

Vitamina C
Nëse përfshini lëngun e karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit, në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C. Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak xhenxhefil përmban 85 përqind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 përqind për meshkujt.

Vitamina A
Një racion i lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 përqind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 përqind të asaj të rekomanduar për femrat. Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.

Lexo po ashtu:  Unik Për Shëndetin – Fuqia dhe Roli Fantastik i Ujit të Detit Për Organizmin

Folati
Lëngu i karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës. Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë. Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera tek femrat shtatzënë.

Vlera të tjera
Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit me xhenxhefil ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 përqind të dozës së rekomanduar ditore. Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit.

Jeni në kërkim të një recete të thjeshtë dhe të shijshme të cilën mund ta ndani me të gjithë familjen?
Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin. Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar. Nga ana tjetër, xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme, por shtrihen përgjatë gjithë vitit. Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Sipas kërkimeve, ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Lexo po ashtu:  Super vetitë e mjaltit – 9 arsye se pse duhet ta konsumoni rregullisht

Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit
Koha e nevojshme: 5 minuta
Racionet: 2
Përbërësit
6 karrota
1 portokall
1 copë xhenxhefil
Udhëzimet
Pasi keni qëruar portokallet dhe larë karrotat, shtoni të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave. Përzijeni lëngun dhe pijeni menjëherë që të mos lejoni oksidimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *