Xiaomi pati rritje me 42% krahasuar me një vit më parë sipas IDC duke eklipsuar Apple për herë të parë dhe zënë 13.1% të shitjeve globale.
Xiaomi parakalon Apple për tu bërë prodhuesi tretë më i madh në botë i smartfonëve
Pas lajmeve të mira nga India, mesa duket tregu global i smartfonëve ka filluar të shfaqë shenja rikuperimi. Sipas firmës analitike IDC, shitjet e smartfonëve në tre mujorin e tretë të 2020 ishin në nivelet e regjistruara vitin e kaluar.

Por disa prodhues kanë rikuperuar më mirë se të tjerët. Për Samsung ishte një tremujor pozitiv. Edhe pse u rrit me vetëm 2.9% krahasuar me një vit më parë, ishte mjaftueshëm për të mbajtur kryesimin nga Huawei.

Firma Koreane shiti 80.4 milionë njësi me 22.7% të tregut. Edhe firmat e tjera Canalys dhe Counterpoint konfirmojnë Samsung si liderin.

Ndërsa Huawei po vuan për shkak të sanksioneve Amerikane dhe rënies së shitjeve në Kinë për shkak të pandemisë. Dikur kështjella e Huawei, në Kinë shitjet ranë me 15% sipas IDC.

Lexo po ashtu:  Fakte interesante mbi kryeveprën e Dostoevskyt “Krim dhe ndëshkim”

Ndërsa të dhënat e Canalys thonë se shitjet në Evropë të Huawei ranë me 25%.

Rritja e Xiaomi

Ndërsa Huawei ende është prodhuesi i dytë më i madh në botë, Xiaomi po kërcënon ta zëvendësojë. Xiaomi pati rritje me 42% krahasuar me një vit më parë sipas IDC duke eklipsuar Apple për herë të parë dhe zënë 13.1% të shitjeve globale. iPhone 12 nuk e ndihmoi dot Apple të mbante vendin e tretë. Sipas IDC tani firma është e katërta më e madhja në botë me 5 milionë telefonë më pak të shitura ose rënie 11%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *