Në Verën e 2018-ës Xiaomi lançoi një markë të re të quajtur Poco me synimin për të ofruar smartfonë me harduerin e një flagshipi në çmimin më të ulët të mundshëm.

Xiaomi prezanton telefonin e shumëpritur

Marka e cila u shkëput nga Xiaomi prezantoi telefonin e dytë pasi modelit të parë që bëri bujë vitin e kaluar. Poco X2 vjen për të pasur modelin shumë popullor Pocophone F1.

Është një tjetër përpjekje e kompanisë për të sjellë produkte të cilësisë së lartë në një çmim ekstremisht konkurrues.

Në Verën e 2018-ës Xiaomi lançoi një markë të re të quajtur Poco me synimin për të ofruar smartfonë me harduerin e një flagshipi në çmimin më të ulët të mundshëm.

Poco F1 kishte procesor Snapdragon 845 dhe kushtonte më pak se 300 dollarë. Poco X2 është thuajse identik me modelin e lëshuar së fundi Redmi K30 pas suksesit të K20 Pro (Mi 9T Pro në Evropë.)

Poco X2 ka procesor Snapdragon 730G, ekran 6.67-inç 20:9, ekran 1080p LCD me frekuencë rifreskimi 120Hz, bateri 4,500 mAh dhe karikim 27W. Telefoni karikohet me USB-C, ka një portë kufjesh 3.5mm dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar në butonin e ndezjes.

Kamera ka një sensor 64-megapiksel prodhues nga Sony shoqëruar nga një me kënd të gjerë 8-megapiksel, një makro 2-megapiksel dhe një sensor thellësie 2-megapiksel.

Lexo po ashtu:  Alfabeti i gjuhës shqipe i njohur si ‘ Elbasan Script’

Kamera selfie ka sensor 20-megapiksel shoqëruar nga një i dytë thellësie 2-megapiksel.

Çmimi

Ky është detaji më interesant i telefonit. Poco X2 me 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme kushton 225 dollarë ndërsa modeli me 8GB RAM dhe 256GB memorie 281 dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *