Gazeta New York Times nuk do të lejojë që artikujt e botur prej saj të shërbejnë si “ushqim” për inteligjencën artificiale. Me ndryshimin e politikave të saj, The Times synon të ndalojë përdorimin e arkivës së saj për trajnimin e “çdo programi kompjuterik, përfshirë dhe pa u kufizuar në, mësimin e kompjuterave të inteligjencës artificiale”.

Ndalimi përfshin të gjitha llojet e përmbajtjes së gazetës: tekst, foto, video dhe metadata, raporton Gizmodo.

Një nga aspektet më kontroverse të industrisë së inteligjencës artificiale është furnizimi me të dhëna. Sistemet e trajnimit të IA marrin sasi të jashtëzakonshme të dhënash nga interneti i hapur (ose edhe më tej), një praktikë kjo që ka hapur probleme ligjore.

Vendimi për ta parandaluar një gjë të tillë tregon se The Times e ka kuptuar rëndësinë e të dhënave të saj dhe nuk ka ndërmend të lejojë akses të hapur.

Vendimi vjen në një moment kur marrëdhëniet mes medias dhe inteligjencës artificiale po karakterizohen nga përpjekja e IA për ta normalizuar përdorimin e mjeteve të saj në krijimin e përmbajtjes. Kompanitë e IA po e bëjnë këtë duke u ofruar partneritet falas mediave të mëdha.

Lexo po ashtu:  Facebook shfrytëzon Brexit-in për të shmangur ligjet europiane për mbrojtjen e të dhënave

Ndërsa përdorimi i të dhënave të mbledhura nga interneti po bëhet gjithnjë e më o vështirë për shkak të padive, metoda legale mbeten partneritetet që finalizohen me aksesin e dakorduar në të dhënat e mediave. 

The New York Times paraqet një mundësi të mirë për Ia, duke qenë se ka një arkivë të madhe. E themeluar në 1851, ajo është ndër mediat më të vjetra në SHBA. Një vit më parë, gazeta numëronte 740 mijë abonentë me pagesë në print dhe 8.6 milionë të tillë online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *