Përditësimi i fundit i rregullave të fitimit nga përmbajtja e YouTube mund të prekë krijuesit e vegjël. Atyre që shikojnë videot në kanalet me pak abonentë do t’u ofrohen reklama dhe kompania do t’i marrë të gjitha të ardhurat për vete.

Platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google po i jep vetes hapësirë shtesë për të përfituar nga përmbajtja. Sapo rregullat e azhurnuara të hyjnë në fuqi në qershor, YouTube do të fillojë të vendosë reklama në kanale që kanë shumë pak pajtimtarë dhe shikime për t’u kualifikuar për Programin e Partnerëve, një mekanizëm që lejon pronarët e kanaleve më të mëdha të fitojnë para nga popullariteti i tyre duke ndarë të ardhurat nga reklamat me platformën.

Komercializimi i afërt nuk u mirëprit nga shumë prej atyre që preken direkt – krijuesit e kanaleve me pak përmbajtje. Ata nuk mund t’i mbajnë më kanalet e tyre pa reklama, por nuk përfitojnë as kompensim financiar, ndryshe nga homologët e tyre më të njohur.

Rregullat janë në fuqi për përdoruesit me bazë në SHBA që nga nëntori i vitit 2020, por së shpejti do të jenë në fuqi në të gjithë botën. Zgjerimi i rregullave përfshin gjithashtu edhe taksimin e SHBA-ve për përdoruesit e huaj, një lëvizje që u njoftua në fillim të këtij muaji.

Lexo po ashtu:  1 9 9 1, - Vaso Papaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *