Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” në zgjedhjet e 10 parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate m[ tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar.

“Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. “Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” tha Zaev.

Lexo po ashtu:  FAKTE kundër Propagandës/ Presionet publike mediatike për tërheqje trupash amerikane nga Kosova në "Twitter", janë në kundërshtim të vetë politikave amerikane, vendimeve të Kongresit, Senatit, dhe deklarimeve publike të Presidentit Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *