Për tu dukur i bukur rëndësi të jashtëzakonshme kanë edhe dhëmbët.

E kjo rëndësi vërehet në kujdesin e tyre, duke i pastruar dy deri tre herë në ditë dhe duke i kontrolluar shpesh tek mjeku.

Filloni duke fshirë dhëmbët tuaj me një copë pambuk për të hequr pështymën e tepërt.

Çka ju nevojitet:
Pasi të shtrydhni një limon, lëngun e tij përzieni me sodë buke në një enë të vogël. Kimikatet e sodës së bukës heqin çngjyrimet që mund të kenë dhëmbët tuaj, në vend të pastrimit që bëjnë pastat e dhëmbëve.

Duke përdorur një furçë, fërkoni dhembët tuaj me përzierjen dhe lëreni atë për rreth 1 minute.

Mos e lini më shumë pasi aciditeti i limoni dhe aftësia gërryese e sodës së bukës mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj. Shpërlajini dhëmbët me ujë dhe pastroni pastaj me pastë dhëmbësh.

Dhëmbët tuaj mund t’I shpërrlani me sodë buke pas çdo vakti për të parandaluar njollat e errëta në dhëmbët tuaj!

Përdorni këtë trajtim çdo 2-3 javë mirëpo kujdes pasi përdorimi i shpeshtë mund të shkatërrojë smaltin. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Kur është koha e përshtatshme për të konsumuar mëngjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *