CoVid-19 po provohet përherë e më shumë se nuk është një virus tërësisht i ri. Dhe se imuniteti i njeriut është i përgatitur për ta luftuar atë, por që si në çdo sëmundje ai mundet të provokojë raste të rënda, apo edhe fatalitete.

Përveç lidhjes mes ftohjeve të zakonshme të kaluara nga njerëz të ndryshëm dhe imunitetit ndaj CoVid-19, një tjetër e dhënë vjen kësaj radhe nga Brazili. Agjencia “Reuters” njofton për një studim të ri, ende të papublikuar, nga Duke University, sipas të cilit në Brazil ka një lidhje gjeografike mes përhapjes së CoVid-19 dhe zonave që në vitte 2019-2020 u prekën më keq nga ethet tropikale. Sipas studimit, zonat më pak të prekura, pra me shkallën më të ulët me infektime ishin ato që u prekën më së shumti nga ethet tropikale.

“Kjo gjetje e papritur shtron mundësinë intrguese të një imuniteti të dyfishtë mes serotipeve të flavivirusit tropikal dhe CoV-2”, thuhet në studim referuar antitrupave që krijohen si përgjigje ndaj veprimit të dy viruseve.

Lexo po ashtu:  Asnjë rast me koronavirus, 10 pacientë janë duke u testuar

Kjo gjetje mundet të hapë rrugën për përdorimin e vaksinës kundër etheve tropikale si mundësi për të fituar imunitet relativ ndaj koronavirusit duke ulur kështu barrën mbi sistemin shëndetësor. Një tjetër element i kësaj gjetjeje është se ai shpjegon pse njerëz që më herët janë prekur nga ethet tropikale mund të testohen si fals pozitivë me CoVid-19, duke provuar kështu edhe nga kjo pikëpamje se reagimi imunitar ndaj dy viruseve prodhon antritrupa të ngjashëm, diçka e papritur pasi viruset në fjalë nuk i përkasin të njëjtës familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *