Zbulimi arkeologjik në fshatin Turan të Tepelenës i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.

Në një intervistë për gazetarin Piro Nase, arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.

“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një varr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit. Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu Maringlen Meshini.

Edhe banori i fshatit ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht nga ai, duke treguar se pllakën e varrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.

Lexo po ashtu:  Facebook dhe Instagram lejojnë gjuhën e dhunës dhe urrejtjes kundër Rusisë

“Pllakën mbi varr e gjeta kur isha duke punuar tokën. Thonë se kanë gjetur edhe varre të tjerë, sikundër gjeta edhe unë. Në të kishte disa monedha bronzi, një kandil qeramike, disa enë ceremoniale, një qyp me ujë dhe një me vers të mbyllur hermetikisht. Brenda gjeta dhe eshtrat po në kontakt me oksigjenin ato u shpërbënë”, shprehet Nuro Kuçi.

Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme, krej rastësisht nga Kuçi, i cili ka lajmëruar menjëherë për gjetjet, brenda varrit të lashtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *