Shpimet për gjetjen e naftës dhe gazit në pusin Shpirag 5 vazhdojnë, dhe kompania kërkuese është optimiste për zbulimet që do të bëjë.

Zona e Shpiragut në qarkun e Beratit, është e vetmja ku po kërkohet në territorin shqiptar.

“Aktualisht, ne po kryejmë shpime në pusin Shpiragu-5, që është pjesë e programit tonë të vlerësimit për zbulimin e Shpiragut. Shpime të mëtejshme do të jenë të nevojshme në pusin Shpirag 4, përpara se të mund të marrim vendimet nëse nafta dhe gazi mund të prodhohen për t’u tregtuar”, ishte përgjigja e kompanisë Shell.

Procesi i kërkim-zbulimit zgjat në kohë, por shpresat që nën tokën e kësaj kodre të ketë një rezervuar të madh nafte, e për të nisur më tej prodhimin janë të larta.

Kjo pasi vetë Shell e ka krahasuar këtë zonë me Val d’agrin në Italinë Jugore, ku prodhohen çdo 24 orë, 85 mijë fuçi, e që me çmimin e bursës arrijnë deri në 7-8 mln euro në ditë.

“‘Shell’ ka investuar miliona dollarë në Shqipëri deri tani. Nëse faza e vlerësimit rezulton e suksesshme, atëherë ne do të përpiqemi të prodhojmë naftë dhe gaz natyror në partneritet me qeverinë e Shqipërisë. Projekte të tilla zhvillimi mund të jenë një faktor transformimi për një vend pritës, duke gjeneruar të ardhura nga taksat, duke krijuar vende pune dhe duke tërhequr investime të huaja në ekonomi”, shprehet kompania.

Lexo po ashtu:  Përdori flamurin kuqezi, Serbia padi ndaj Ragmi Mustafës në Bujanoc - "Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!"

Fuqia ekonomike që sjell prodhimi i naftës dhe shfrytëzimi i saj në Shqipëri për afro një shekull, ishte temë emisionit Money në Euronews Albania këtë fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *