Studiuesit kanë zbuluar fosilet e një breshke gjigande, e cila mendohet se ka jetuar 5 deri në 10 milion vjet më parë.

Zbulimi u bë në Amerikën e Jugut, ndërsa fosili i breshkës ishte afro 3 metra i gjatë dhe peshonte rreth 1133 kg.

Pavarësisht nga madhësia e tyre, në guackat e breshkës u gjetën shenja gjigande kafshimi, gjë e cila dëshmon se kafshët grabitqare nuk janë penguar nga mburoja e madhe e breshkave.

Kjo lloj breshke u quajt Stupendemys në vitin 1976 nga paleontologu Roger Wood. Ato janë breshkat më të mëdha që kanë ekzistuar në tokë.

Fosilet e breshkës gjigande u zbuluan në shkretëtirën Tatakoa në Kolumbi, nga studiuesit e udhëhequr nga peleontologu, Edwin Kadena i Universitetit të Bogota-s.

Studimi u botua të mërkurën në revistën shkencore, Science Advances.

Cadena u befasua kur zbuloi nofullën e poshtme që i përkiste kësaj specie, për të cilën u shpreh se po kërkohej për dekada të tëra me rradhë.

Nofulla e poshtë ndihmon në plotësimin e një pjese tjetër të enigmës në lidhje me këto breshke, gjë që siguron një ide më të mirë të dietës së tyre.

Lexo po ashtu:  Nexhmije Pagarusha nderohet me vendosje në pulla postare

Sipas hulumtimeve, ato janë ushqyer me një gamë të larmishme kafshësh, si peshq, krokodilë, gjarpërinj dhe molusqe.

Studimet rreth breshkës gjigande kanë ndihmuar studiuesit të sqarojnë evolucionin e breshkave dhe të përcaktojnë se familja më e afërt e species Stupendemys është breshka e lumit Amazon. Ndonëse kjo e fundit është njëqind herë më e vogël se Stupendemys, dietat e tyre janë të ngjashme.

Cadena tha se do të vijojë kërkimet për të gjetur fosile të tjera të breshkave në pjesën veriore të Amerikës së Veriut, për të mësuar më shumë rreth origjinës së tyre, evolucionit dhe marrëdhënieve me breshkat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *