Telefoni ri do të ketë një buton “Home” fizik si modeli origjinal, të përdorë Touch ID në vend të Face ID dhe të sjellë teknologjinë NFC e disponueshme në iPhone XS, iPhone XR dhe iPhone 11.Zbulohen informacione të reja rreth iPhone “low-cost” të Apple

Apple është pranë lançimit të një iPhone “low-cost” me ekran 5.5-inç. Prej kohësh është spekuluar për një model 4.7-inç me ekran LCD dhe dizajn të iPhone 8 por ky është informacioni i parë që thotë se Apple mund të lançojë një version 5.5-inç.

Telefoni ri do të ketë një buton “Home” fizik si modeli origjinal, të përdorë Touch ID në vend të Face ID dhe të sjellë teknologjinë NFC e disponueshme në iPhone XS, iPhone XR dhe iPhone 11.

Modeli 4.7-inç do të fillojë nga 399 dollarë dhe i disponueshëm në 64GB dhe 128GB memorie. Nuk dihet fati i modelit 5.5-inç por në të kaluarën kanë kushtuar 100 dollarë më shumë sesa versioni 4.7-inç.

Në Tetor Kuo tha se Apple do të sillte një model 4.7-inç drejt fundit të Marsit dhe nëse informacionet janë të sakte, edhe modeli 5.5-inç do të mbërrijë së bashku me të.

Lexo po ashtu:  Më 10 Nëntor Apple bën lëvizjen e madhe

Informacioni i zbulua në iOS 14 nga uebsajti 9to5Mac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *